Ministrat e kabinetit qeveritar të Britanisë së Madhe kanë këmbëngulur se i kanë votat e mjaftueshme në kuvend për ta miratuar marrëveshjen e re për Brexit-in me BE-në dhe se ky proces do të kryhet jo më larg se data 31 tetor.
Ata e pohuan një gjë të tillë pavarësisht faktit që shefi i tyre, Boris Johnson, ia dërgoi të shtunën në mbrëmje një letër Brukselit, me të cilën ia kërkoi një afat shtesë prej tre muajsh për ta përfunduar procedurën e largimit të vendit nga blloku evropian.
Sidoqoftë, ai kësaj letre ia bashkëngjiti edhe një letër tjetër, në të cilën tha se një shtyrje tjetër do të ishte vendim i gabuar.
Ministri i jashtëm, Dominic Raab, tha se kryeministri ua ka dëshmuar atyre që kishin dyshime se e kanë gabim përmes sigurimit të marrëveshjes së re dhe se beson që Brexit-i do të kryhet këtë muaj.
Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk ka konfirmuar se e ka pranuar kërkesën e Britanisë për shtyrje të afatit për Brexit-in dhe ka thënë se do të këshillohet me liderët e BE-së për hapat e ardhshëm.
Në anën tjetër, kryeministri Johnson ka biseduar me homologët e tij evropian dhe presidentin Tusk, duke u thënë atyre se letra e dërguar nga qeveria e tij është e kuvendit dhe jo e tija.
Partia Laburiste në opozitë e ka akuzuar kryeministrin se po sillet si fëmijë duke dërguar letër që bie në kundërshtim me letrën tjetër, shkruan “BBC”.
Ylli fiton ndeshjen dramatike ndaj Borës dhe forcon pozitën ...
Arrestohet shtetasi serb për dhënie ryshfeti në Bërnjak
Kriza globale e naftës, Pakistani lehtëson qytetarët, ul çmi...
Plagosje me thikë në qendër të Shkodrës, dy persona të lëndu...
Shefi i NATO-s do të takohet me Trumpin, Rubion dhe Hegsethi...
Publikohet fotoja e jashtëzakonshme e Tokës