Nëpërmjet një njoftimit të partisë opozitare maqedonase thuhet “mjaft me gënjeshtra, mjaft me manipulime, Zoran Zaev duhet menjëherë të jep dorëheqje”.
Nga OBRM-PDUKM thonë se Evropa i ka thënë jo krimit, korrupsionit dhe zhvatjes ndërsa qytetarët janë viktimë e Zoran Zaevit, njofton Telegrafi Maqedoni.
“Kjo disfatë është e Zoran Zaevit dhe politikave të LSDM-së, jo edhe e popullit maqedonas dhe qytetarëve të Maqedonisë. Populli ynë jeton me vështirësi, mbi 500 mijë qytetarë jetojnë në varfëri, krimi mbretëron në Maqedoni”, thuhet në njoftimin e OBRM-PDUKM-së.
Sipas tyre, heqja dorë nga emri, identiteti, gjuha dhe historia nuk janë vlera evropiane, dhe se nevojiten reforma, të cilat OBRM-PDUKM do t’i propozojë periudhën e ardhshme.
“Zaev është në panik dhe i ik fundit të karrierës së tij poltike tragjike që i solli vetëm disfatë shtetit maqedonase dhe popullit maqedonas. Zaev frikësohet vetëm nga një gjë, frikësohet për shkak se duhet të përgjigjet për atë çfarë ka bërë. Frikësohet për arsye se do të përgjigjet për vjedhjen, korrupsionin, zhvatjen, tenderët dhe grantet në dëm të popullit maqedonas. Fundi është i afërt”, thuhet në fund të njoftimit të partisë opozitare maqedonase.
Begaj viziton Shtëpinë Muze të Kadaresë në 90-vjetorin e lin...
Rreth 60 persona intervistohen në Policinë e Gjakovës për ma...
Vetëvendosje dorëzon në polici kërkesë për hetim të kontratë...
Ish-presidenti i FIFA-s, Blatter, bën thirrje për bojkotimin...
Policia në Gjakovë arreston dy persona të dënuar, ishin në a...
Dallaveret me vota, Kryeprokurori i Gjakovës del në konferen...