Vezët padyshim se janë një nga ushqimet më të përdorura, dhe shumë të pasura me proteina dhe vitamina. Mirëpo dihet, se vezët përmbajnë edhe një sasi të konsiderueshme të kolesterinës, e cila mund të shkakoj probleme me yndyrën në gjak dhe çrregullime të tjera shëndetësore.
Një pyetje që është bërë vazhdimisht, është se a është e dëmshme që të hamë vezë në darkë? Ekspertët e nutricionit tregojnë se vezët nuk mund të konsiderohen jo të shëndetshme nëse hahen në darkë mirëpo në mënyrë të moderuar.
Kështu, dietologët nuk kanë gjetur ndonjë arsye shkencore për të thënë që vezët nuk duhet të konsumohen në darkë, mirëpo gjithashtu këshillojnë që si çdo ushqim tjetër edhe ato duhet ngrënë në mënyrë të moderuar. /Express
Çmimet e naftës arrijnë nivelin më të lartë që nga viti 2022
Reuters raporton për shpalljen e zgjedhjeve në Kosovë: Kriza...
KQZ nesër mbledhje për organizimin e zgjedhjeve të reja
Tetë raste me fruth në Kosovë, IKSHPK thirrje për vaksinimin...
UEFA sqaron pse nuk u dha penallti në rastin e Ezes
Barcelona në ndjekje të talentit të PSG-së