Bebe Rexha ka rrëfyer një histori prekëse nga e kaluara e saj, ku tregon se si është ngacmuar në shkollë.
Teksa tregoi se u ngacmua në shkollë të mesme, ajo thotë se çdonjëri meriton të ndjehet i sigurtë në atë që do dhe beson.
“Një ditë në shkollën e mesme, isha ulur në lokal me të gjithë shoqet e klasës. Kjo vajza që më ngacmonte gjithnjë, filloi të shkonte nëpër tavolinë dhe t’i thoshte secilës nga vajzat se ishin të bukura derisa ajo erdhi tek unë dhe më bërtiti E SHËMTUAR në fytyrën time dhe të gjithë qeshën. Unë u ngacmova çdo ditë dhe kthehesha duke qarë në shtëpi. Kisha frikë të shkoja në shkollë dhe asnjë nga mësuesit nuk bëri asgjë kur kërkova ndihmë. Sot festojmë ditën e shpirtit. Unë besoj se pa marrë parasysh se cila është e kaluara juaj, kush e doni apo ajo që besoni, ne të gjithë meritojmë të ndjehemi të sigurt. #spiritday”, ka shkruar ajo.
Këtë mesazh, Bebe e dha pas pjesëmarrjes në eventin e organizuar për mbështetjen e komunitetit “LGBTI” dhe ngritjen e kauzave kundër ngacimeve të të rinjve që janë pjesë e këtij komuniteti.
https://www.instagram.com/p/B3u4zHyFRMG/?utm_source=ig_embed&utm_campaign=dlfix
Kenny Hasbrouck i bashkohet Trepçës
Vit i jashtëzakonshëm për Dion Gallapenin, vlera e tij në tr...
Të kamufluar në një qese, parandalohet futja e dy telefonave...
Kurti në drekë pune me Ulutas, shpreh gatishmërinë dhe vulln...
Pamje nga tërmeti 7.6 ballë që shkundi Japoninë
LDK prezanton listën me 30 kandidatët për pesë degët e Prish...