Kryemadhi: Shqiptarët shumë shpejt do të mbeten pa rroga.
Në një lidhje direkte për emisionin ‘Opinion’ kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim ka akuzuar ministrinë e Financave për mungesë transparence duke u shprehur se shumë shpejt administrate shtetërore do të mbetet pa rroga.
‘Të mos harrojmë kolapsin ekonomik që do tu ndodhi shumë shpejt, ku do të ngelen shqiptarët pa rroga dhe pensionistët pa pensione. Kjo është akoma më e rëndë, që fshehja e transparencës në Ministrinë e Financës për thesarin është një krim tjetër.
Si do të ngelen pa rroga zonja Kryemadhi, se ky është panik?
Po po pa rroga do ngelen, nuk është panik ky. Le të ma dërgojë policinë tani mua siç ia dërgoi Çim Pekës për panik. Këtë le ta tregojë edhe njëherë, të zbardhë faqen Ministria e Financave, që e ka të detyruar me ligj për të treguar gjendjen e saj se si është buxheti i shtetit. Të tregojnë të ardhurat se çfarë ndodh.’
Shqipëria këtë vit planifikon t’i mbyllë 16 kapituj në proce...
Sot mblidhen dy komisione parlamentare në Kuvendin e Kosovës
Kryeministri Netanyahu: Jemi në gjysmë të rrugës, Irani do t...
Fluks i madh për ndeshjen Kosovë–Turqi: Komuna shton autobus...
Kosova përballë historisë: Sonte kërkon biletën për Botërori...
Mot i paqëndrueshëm të martën, priten reshje në shumicën e v...