Zyrtarët nga Koreja e Jugut kanë deklaruar se disa derra kanë kaluar kufirin që nga Koreja e Veriut, dhe janë bartës të një sëmundjeje të quajtur “Gripi i Derrit Afrikan”.
Sëmundja është shumë e rrezikshme për Korenë e Jugut, pasi infektohen dhe derrat e egër në pyjet e tyre.
Deri tani kanë gjetur mjaftueshëm të infektuar sa për të ngritur alarmin.
Për këtë arsye, qeveria do të dërgojë snajperë civilë dhe ushtarakë në pesë zona të ndryshme, të cilët do të udhëhiqen nga dronë me pamje termike për të ekzekutuar derrat e sëmurë që vijnë nga Koreja e Veriut.
Kjo sëmundje ka shfarosur shumë derra në Azinë Lindore prej disa kohësh tashmë, por Koreja e Jugut kishte arritur të mbrohej më së miri, të paktën deri tani.
Zyrtarët koreano-jugorë tani thonë se sëmundja është përhapur pothuajse në të gjitha zonat e Koresë së Veriut.
Në fakt, vetë koreano-veriorët e raportuan përhapjen e sëmundjes te shoqatat ndërkombëtare, edhe pse vendi komunist shquhet për t’i mbajtur sekret çështjet e brendshme.
Sipas Seulit, kjo është një shenjë e keqe, pasi tregon që koreano-veriorëve u ka dalë situata jashtë kontrollit.
Simeone pranë historisë te Atletico – mund të bëhet trajneri...
Kërkohet paraburgim për të dyshuarin që vrau vëllain e tij n...
Finalja e Carabao Cup/ Arsenal – Man City, publikohen formac...
Motrave Mustafa u vdes babai
Barcelona merr tri pikë të arta ndaj Rayos – shkëputet edhe ...
Mbledhja në Selinë e PS-s për zgjedhjet, Rama vendos të anga...