Mesut Ozil i ka dhënë fund thashethemeve për të ardhmen e tij, duke thënë se nuk e ka ndërmend të largohet dhe se do të mbetet te Arsenali deri më 2021.
Mesfushori kreativ gjerman ishte njëri nga emrat më të përfolur për t’u larguar këtë verë, por edhe në afatin kalimtar të janarit.
Shumë klube evropiane, por edhe nga Kina dhe MLS kanë shprehur interesim për të, por Ozil ia ka mbyllur derën duke thënë se do të mbetet te Arsenali.
“Jo. Unë kam një kontratë deri në verën e vitit 2021 dhe do të qëndroj deri atëherë”, ka thënë fillimisht Ozil.
“Kur firmosa marrëveshjen e re, mendova shumë me kujdes për të dhe thashë se ishte një nga vendimet më të rëndësishme të karrierës sime futbollistike”.
“Nuk kam dashur të qëndroj vetëm një ose dy vjet më shumë, kam dashur të angazhoj të ardhmen time te Arsenali dhe klubi donte që unë të bëja të njëjtën gjë”.
“Ju mund të kaloni kohë të vështira, si kjo, por kjo nuk është arsye për të ikur dhe unë nuk do të largohem. Jam këtu deri të paktën 2021”, përfundoi gjermani. /Telegrafi/
Rasti i Arianit Sllamnikut, policia fton për intervistim qyt...
Lavrov: Rusia është e gatshme të komunikojë me SHBA-në për B...
Trusti nis shpërndarjen e pasqyrave vjetore për kontribuuesi...
Zemaj kërkon dorëheqje në sektorin e shëndetësisë
Kurti u takua me përfaqësues nga Këshilli i Jashtëm për Marr...
Arrestohet Arianit Sllamniku