Edhe pse ende nuk kemi marrëveshje përfundimtare për Kodin Zgjedhor dhe rregullativën tjetër ligjore rreth procesit zgjedhor, katër partitë dialoguese kanë arritur marrëveshje për numrin e anëtarëve të KQZ-së. Sipas dakordimit mes palëve, tre anëtarë do ti takojnë opozitës, tre pushtetit dhe tre ekspertë që do të duhet ti votojnë deputetët në Parlament.
Burime të sigurta të Agjencisë së lajmeve “Zhurnal”, bëjnë me dije se pajtueshmëri është arritur edhe për përqindjen e shqiptarëve, komunitet që do të përfaqësohet me 33 %. Nga numri i përgjithshëm prej 9 anëtarëve, 3 nga ato do të jenë shqiptarë. Sipas marrëveshjes, 1 do ti takon partisë në pushtet, BDI, 1 partisë opozitare PDSH dhe njëri do të jetë ekspert i pavarur”, transmeton Zhurnal.
Gjatë procesit dialogues, u paraqitën edhe kërkesa etnike siç ishte kërkesa që trupet voutese të votojnë sipas principit të votimit të dyfishtë, por që akoma nuk ka ndonjë zgjidhje përfundimtare.
Haxhiu kujton Luan Haradinajn: Një nga luftëtarët e orëve të...
Kupchan thotë se Kosova më përpara mund të bëhet anëtare e N...
Aksioni në Agjencinë Kadastrale, prangosen pesë persona për ...
Dy kosovarë dyshohen për vepra penale në Vjenë, bastisje në ...
Prestianni mund të humbasë dy ndeshjet e para të Botërorit
Koundé: Vinicius është rivali që më ka bërë të vuaj më shumë