Të paktën tre kryengritës janë vrarë si pasojë e përleshjes mes forcave të sigurisë dhe kryengritësve në rajonin Xhamu Kashmir të Indisë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas lajmeve në mediat e vendit, zyrtarët njoftuan se në rajonin Pazalpora të Anantnag, ka ndodhur përleshje mes forcave të sigurisë dhe kryengritësve.
Në përleshje janë vrarë tre kryengritës, ndërsa forcat e sigurisë kanë marrë nën kontroll rajonin.
– Heqja e statusit të veçantë të Xhamu Kashmirit
India më 5 gusht duke anuluar nenin 370 kushtetues që i njeh Kashmirit statusin e veçantë për më shumë se gjysmë shekulli, eliminoi strukturën me status të veçantë të rajonit dhe e ndau Xhamu dhe Kashmirin në territorin e dy njësive.
Pas vendimit forcat indiane të sigurisë në Xhamu Kashmir intensifikuan operacionet e rendit dhe presionet mbi popullatën, ndërprenë linjat e komunikimit, si dhe arrestuan drejtuesit dhe anëtarët e të gjitha partive lokale në rajon.
Që nga viti 1947, kur India fitoi pavarësinë nga Britania e Madhe, Xhamu Kashmiri ishte në një pozitë të privilegjuar të miratonte ligjet e veta. Ky status i veçantë përfshinte edhe ligjin e shtetësisë, i cili nuk lejonte që të huajt të vendoseshin dhe të përfitonin pronë në rajon.
Ylli fiton ndeshjen dramatike ndaj Borës dhe forcon pozitën ...
Arrestohet shtetasi serb për dhënie ryshfeti në Bërnjak
Kriza globale e naftës, Pakistani lehtëson qytetarët, ul çmi...
Plagosje me thikë në qendër të Shkodrës, dy persona të lëndu...
Shefi i NATO-s do të takohet me Trumpin, Rubion dhe Hegsethi...
Publikohet fotoja e jashtëzakonshme e Tokës