Drejtësia britanike dënoi me burgim të përjetshëm personin që përplasi me makinë disa çiklistë e policë, pranë Parlamentit britanik, në gusht të vitit 2018, me qëllimin për të vrarë sa më shumë njerëz.
“Qëllimi juaj ishte që të vrisnit sa më shumë njerëz që ishte e mundur, duke përhapur në këtë mënyrë frikë e terror. Ju keni kopjuar aktet e disa të tjerëve, që pa pikë dyshimi kanë vepruar me motive terroriste”, tha gjykatësja, Maura McGowan, ndërsa dënonte Salih Khater-in, 30 vjeç, me burg për jetë, me një minimum të kryerjes së dënimit deri në 15 vjet.
Sulmi i kryer më 14 gusht 2018, nga Salih Khater, shkaktoi tre të plagosur. Ky sulm paraqiste ngjashmëri me atë të kryer nga Khalid Masood, një britanik i konvertuar në mysliman, në mars të vitit 2017, ku mbetën të vrarë pesë persona dhe u plagosën dhjetëra të tjerë./atsh/
Conte afër rikthimit të madh tek Italia
Dy avionë u bllokuan, si e nxorën nga Irani komandot amerika...
Trump: Mund të arrijmë marrëveshje me Iranin të hënën
NASA: Artemis II është tashmë më afër Hënës sesa Tokës
Atletico shpërthen ndaj VAR-it: E pamundur të garosh me dy s...
Eksploziv në kufirin Serbi-Hungari