Ministri i Drejtësisë i Koresë së Jugut, Cho Kuk dha dorëheqjen për shkak të një skandali për korrupsion, vetëm një muaj pas emërimit.
Opozita e akuzoi atë për sjellje të pahijshme, ndërsa familja e tij po hetohet me akuza për transaksione financiare të dyshimta.
Cho, 54 vjeç, tha në një deklaratë se ai do të japë dorëheqjen për të mos qenë barrë për presidentin Moon Jae In, i cili e kishte emëruar atë në shtator.
Moon e pranoi dorëheqjen e tij.
Javën e kaluar, dhjetëra mijëra protestues dolën në rrugë për të kërkuar shkarkimin e Cho.
Protestuesit gjithashtu kërkuan edhe dorëheqjen e Moon./atsh/
Sulme dhe kundërsulme: Irani dhe ShBA shkëmbejnë goditje në ...
E shtunë me diell dhe vranësira
Sot votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës në 18 shte...
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...