Ne jemi të gatshëm për sfidën e negociatave të pranimit, ato mund të fillojnë menjëherë, tha zv. kryeministri Bujar Osmani, i cili mori pjesë sot në seancën e gjashtë të Këshillit Kombëtar për Integrime Evropiane brenda Kuvendit.
“Pas dy dekadash në procesin e integrimit evropian, Republika e Maqedonisë së Veriut më në fund do të hyjë në fazën e shumëpritur të negociatave, e cila nuk është një shpërblim, por një valorizim i gjithçkaje që kemi arritur së bashku, veçanërisht reformat e kryera nga konsensusi dhe palët në pushtet dhe ata në opozitë”, tha Osmani.
Ai shprehu besimin se në samitin e tetorit vendet anëtare do të marrin vendim i cili, sipas tij, do t’i japë shtysë përparimit të mëtutjeshëm të vendit dhe do të ketë një ndikim pozitiv në proceset e tjera në rajon./Telegrafi/
Maqedonci: Raketat kineze të Serbisë të dizejnuara për të su...
Batatina suspendohet me dy ndeshje dhe gjobitet nga Komision...
Eurostat: Gati 1 në 4 familje në Shqipëri ka vështirësi për ...
Irani: Kemi sulmuar 4 baza ushtarake amerikane
Kurti i jep detyrë të re Blerim Sallahut
Opozita serbe në Kosovë me nismë të re bashkëpunimi