Nën përcjelljen e Policisë së Kosovës kamioni që do të bartë mbi 15 mijë vota të ardhura nga diaspora është nisur nga Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit (MIT) për në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR), raporton EO.
Mbrëmë kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, ka bërë të ditur se rreth 15 mijë e 500 zarfe me vota nga diaspora do të dërgohen në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve (QNR) dhe do të procedohen sipas rregullave.Daka i bëri komentet pas mbledhjes së jashtëzakonshme të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), të dielën në orët e mbrëmjes, lidhur me incidentin me zarfet e votave që erdhën nga Serbia.
Diku 26 persona nga kanë marrë alergji në duar në gjatë verifikimit të votave të ardhura nga Serbia.Nëntë persona janë dërguar në QKUK për të marrë trajtim mjekësor.
KQZ-ja shtyp fletëvotimet me procedurë të përshpejtuar, jep ...
E rëndë | Vdes i riu vushtrrias që ishte aksidentuar 11 ditë...
Katër të vdekur në aksidente trafiku për 24 orë
MINT vendos çmimet e reja tavan
27 vjet nga masakra në Burgun e Dubravë
Rudiger do ta vazhdojë kontratën me Real Madridin