Tashmë është bërë e ditur se Christian Erikseni dëshiron të largohet nga Tottenhami në këtë afat kalimtar.
Mesfushori danez ka hyrë në muajt e fundit të kontratës me Spurs, andaj tani në garë për të është futur edhe Bayern Munich.
Real Madridi dhe Manchester United tentuan ta transferonin Eriksenin në këtë verë që shkoi, mirëpo marrëveshja nuk u materializua.
Sipas asaj që raporton Sport 1, reprezentuesi i Danimarkës është i hapur për një transferim të mundshëm në Allianz Arena.
Mesfushori thuhet se do të largohet nga Tottenhami në fund të këtij sezoni, atëherë edhe kur përfundon kontrata e tij.
Los Blancos dhe Djajtë e Kuq, po ashtu e duan transferimin e Eriksenit, por Bayerni tani shihet si kandidat kryesor për t’i marrë shërbimet e tij./telegrafi
Albin Kurti, përmes një video të gjatë, lë fajtore Opozitën ...
Kuvendi zgjedh anëtarët e KPM-së
Ferizaj: Arrestohet një i dyshuar për dhunim
Osmani viziton familjen e Afrim Bunjakut: Ra në krye të dety...
Ambasadori britanik: Rexhep Qosja, figurë e madhe e historis...
ShBA më serioz së kurrë, 200 avionë luftarake dhe mbi 15 mij...