Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka thënë se do të ndodhë koalicioni me Lëvizjen Vetëvendosje.
Haziri shtoi se nuk ka asnjë pakënaqësi nga palët e këtyre dy subjekteve, pasi LDK e VV e kanë mbyllur të kaluarën dhe kanë hapur faqe të re bashkëpunimi.
”Po ndodhë ajo që është vendosur më 6 tetor, opozita i ka fituar zgjedhjet. E duke qenë pjesë e opozitës LDK është në fazën e pritjes për përfundimin e procesit zgjedhor. Kanë mbetur votat me kusht, të mërgimtarëve dhe grupit të njerëzve me nevoja të veçanta”.
”Dallimi është i vogël, por është ambient fitues – fitues. Qytetarët kanë vendosur sonte t’i japin këtë 0.66% Vetëvendosjes, Albin Kurtit të drejtën e paraqitjes së fituesit të madh. Për të larguar çdo dilemë, nuk mundet edhe ky proces me qenë gjysmë-shtatzëni. Do të thotë se do të ndodhë ky koalicion, është ngjizë koalicioni. Nuk ka pasur pishmane”.
”Ne jemi duke diskutuar në dy nivele politike”.
”Në nivel politik të parë është ai i liderëve në formatin 1+1, ku Isa Mustafa është përcjellë nga zonja Osmani e nominuara e LDK-së për kryeministre e Albin Kurti nga nënkryetari i partisë së tij, zotri Bislimi”.
”Në nivel politik parimisht është dakorduar që ekipet e dy partive të nisin takimet në formatin 3+3 e të vazhdojnë aty ku e kanë lënë para dy vjetësh, ashtu siç e kemi thënë mosarritje e koalicioneve para zgjedhjeve. Nuk ka pasur ngrirje negociatash. Sot në takim të LDK-së ka qenë tema e bisedës, një njoftim i anëtarëve të kryesisë për rezultatin preliminar për pritjet tona për takimin që kemi pas për Richard Grenell dhe për takimet tjera”, njofton klan kosova.
”Nuk është bërë analizë e nuk është bërë vlerësim. Tani do të nis takimi i formatit 3+3 pa u ndaluar. Mund të takohen sonte, nesër kurdo”.
”Nuk ka pakënaqësi. Çështja ka mbetur aty ku e kemi lënë. LDK e VV e kanë mbyllur të kaluarën dhe e kanë hapur një faqe bashkëpunimi”.
Linjë ajrore Shqipëri – Kanada, Qeveria shqiptare firmos ven...
Fonsesca: Ligue 1 është një nga ligat më të mira në Evropë
BE merr vendimin, do të ngrijë për një kohë të pacaktuar ase...
Këto janë dy viktimat nga aksidenti tragjik në “Ibrahim Rugo...
Mjegulla mbi rrugët e Kosovës, policia del me një apel për v...
Rusia kundërshton planin e Evropës për t’i dhënë hua Ukrainë...