Qindra palestinezë në Rripin e Gazës kanë vërshuar në afërsi të gardhit izraelit të sigurisë për të marrë pjesë në të premten e 78-të me radhë të protestave javore kundër okupimit që njihet si “Marshi i Kthimit të Madh”, raporton Anadolu Agency (AA).
Protestuesit nga i gjithë Rripi i Gazës iu drejtuan pjesës lindore të enklavës bregdetare duke ngritur flamurin e Palestinës.
Komiteti i Lartë Kombëtar i “Marshit të Kthimit të Madh” dhe Thyerjes së Rrethimit, i formuar nga fraksionet palestineze, i ka emëruar protestat e kësaj të premte “Fëmijët tanë po martirizohen”, duke thënë se Izraeli është “përgjegjës për abuzimin dhe shkeljen e të drejtave të fëmijëve”.
Që nga marsi i vitit të kaluar kur filluan protestat në Gaza, rreth 270 protestues janë martirizuar ndërsa mijëra të tjerë janë plagosur nga forcat izraelite të vendosura në afërsi të gardhit izraelit të sigurisë që shërben si kufi.
Protestuesit kërkojnë t’i japin fund bllokadës 12-vjeçare të Izraelit ndaj Gazës, e cila ka shkatërruar ekonominë e enklavës bregdetare dhe ka privuar 2 milionë banorët e saj nga shumë nevoja elementare.
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...