Frosina Remenski është pezulluar nga të gjitha pozicionet në LSDM. Ky vendim është i përkohshëm derisa të dëshmohet pafajësia e saj ose jo, në lidhje me rastin “Haraçi”.
Siç informon TV21, Prokuroria ka gjetur prova për Remenskin, gjatë ekspertizës së telefonit celular të Bojan Jovanovskit i njohur si “Boki 13”, i cili është tashmë i akuzuar në këtë rast.
Ndryshe, gjykata e mbështeti kërkesën e Prokurorisë për një hetimin e zgjeruar për rastin “Haraçi” dhe nënkryetares së Kuvendit, Frosina Remenski ia mori pasaportën e saj, duke e ndaluar atë të linte Shkupin dhe u detyrua që njëherë në javë të paraqitet në gjykatë.
Kurti: Sektoret e shërbimeve të TIK po rriten së shpejtë në ...
Rënie e lehtë e çmimit të naftës, 1.76 euro për një litër so...
Prokurori Abazi: Vrasja e rreshterit Afrim Bunjaku u atribuo...
Konjufca: Dezinformimi nga Rusia dhe Serbia kërcënon stabili...
Nis seanca gjyqësore për rastin “Banjska”
LDK mban konferencë për media