Një aksident trafiku ndërmjet tri veturave ka ndodhur sot rreth orës 07:00 në fshatin Sojevë të komunës së Ferizajt.
Si pasojë e këtij aksidenti janë lënduar tre persona. Lajmin e ka konfirmuar për portalin rtv21.tv zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Mehmetali Hajdini.
“Sot rreth ores 07:00 te mengjesit ne fshatin Sojevë ka ndodhur një aksident trafiku ku janë të përfshira 3 automjete civile. Në aksident janë lenduar tre persona ( tre vozitësit e veturave ), mirëpo fatmirsisht lëndimet nuk janë serioze sipas mjekeve kujdestar dhe pas tretmanit mjekësor te tre të lënduarit janë liruar nga Emergjenca e Ferizajit dhe momentalisht janë duke u intervistuar në objektin e Policisë së Kosovës ne Ferizaj”, ka konfirmuar Hajdini.
Sipas policisë shkaktar i aksidentit ishte ku njëra nga veturat ka bërë tejkalim të pasigurt me ç’rast është ndeshur me dy veturat tjera./21Media

Protesta e PD-së para Kryeministrisë, policia me plan masash
Trump kërcënon sërish Iranin: Flota jonë është gati!
Parashikimi i motit për ditët në vijim
PSG merr fitore minimale ndaj Auxerre
Erdogan pret në takim kryediplomatët nga Ballkani, pjesëmarr...
Përfundon raundi i parë i bisedimeve midis Ukrainës dhe Rusi...