Armina Mevlani të veshë fustanin e bardhë së shpejti. Fashionista e njohur shqiptare e ftuar në “Ftesë në 5”, tha se ajo e ka menduar fustanin si një krijim shumë modern dhe me elemente të personalizuara aspak tradicionale në bashkëpunim me markat më të njohura të modës.
“Nuk dua të jem një nuse tradicionale. Jam për modernen. Duke qenë se merrem edhe me modën. Dua një fustan të gjatë, të personalizuar për mua. Dua edhe disa elemente të çuditshme, të tipit gotik etj. Tek disa nga takimet që kam pasur në udhëtimet e mia kam folur edhe për fustanin e dasmës. Dua ta realizoj në formen e një bashkepunimi edhe fustanin”.- deklaroi Armina.
Armina u shpreh se dasma është e afërt por ajo nuk e ka me nxitim dhe e ka marrë me qetësi këtë moment, pasi ka vite që bashkëjeton me Shkëlzenin dhe e konsideron bashkëshort prej kohësh:
“Nuk kam asgjë me nxitim për momentin përsa i përket dasmës. Me Shkëlzenin kemi vite që bashkëjetojmë, e konsideroj bashkëshort prej kohësh. Nuk kemi bërë celebrim. Të dy e duam dasmën, nuk do vonohet edhe shumë”.
Trump pas rrëzimit të avionëve në Iran: Jemi në luftë, kjo n...
E dhimbshme: Ky është 44-vjeçari që vdiq pasi ra nga objekti...
Afganistani goditet nga tërmeti, tetë të vdekur
Osmani sot ia dorëzon detyrën kryeparlamentares Haxhiu
Parashikimi i motit për të shtunën
Ylli fiton ndeshjen dramatike ndaj Borës dhe forcon pozitën ...