Rreth 400 migrantë kryesisht nga Amerika Qendrore kanë bllokuar Urën Ndërkombëtare, që shtrihet nga lumi Rio Grande mes Matamoros, Meksikës dhe Brownsville, Teksas.
Burrat, gratë dhe fëmijët thonë se janë të irrituar nga vonesat dhe pasiguria me të cilat përballen në pritje të përpunimit të azilit në Shtetet e Bashkuara, transmeton portali arbresh.info.

Njëri nga ata që morën pjesë në demonstratë i tha kanalit televiziv amerikan në gjuhën Spanjolle Telemundo, “Kjo është një protestë paqësore, ne nuk duam asnjë dhunë.”
Në janar, SH.B.A. miratoi një politikë të njohur si Protokollet e Mbrojtjes së Migrantëve (MPP), e cila dërgoi migrantët përsëri në Meksikë për të pritur përpunimin e azilit. Ky proces mund të zgjasë muaj, nëse jo vite.
Më shumë se 51,000 individë janë dërguar përsëri në Meksikë nën MPP, me të paktën 800 janë dërguar në Matamoros, një qytet famëkeq për dhunën e bandave dhe trafikimin e qenieve njerëzore të kontrolluara nga karteli./arbresh.info/
Reshjet e shiut shkaktojnë përmbytje në Lezhë, probleme me e...
De Zerbi favorit për ta marrë postin e trajnerit të Spurs
Osmani reagon pas dy sulmeve vdekjeprurëse në Kanada
“Plisat” mbështesin protestën e 17 shkurtit: Ata...
Tottenham shkarkon nga detyra trajnerin
Besnik Salihu dënohet me 25 vjet burgim për vrasjen në Dumni...