Vrasësi neonazist i cili të mërkurën vrau dy persona në Gjermaninë lindore, fillimisht kishte planifikuar të sulmojë një xhami, bazuar në manifestin që siç duket është shkruar nga ai dhe është publikuar online, transmeton Anadolu Agency (AA).
27-vjeçari Stephan Balliet, i cili tentoi të hyjë në sinagogë në qytetin Halle në Gjermaninë lindore, me siguri për të kryer vrasje masive, por u bllokua nga sigurimi. Më pas ai vrau një grua në rrugë dhe një burrë në afërsi të një restoranti turk.
“Fillimisht kam planifikuar të sulmoj një xhami apo një qendër ‘kulturore’ antifashiste, që ishin shumë më pak të mbrojtura”, tha ai në manifestin e publikuar në internet.
Policia po heton autenticitetin e manifestit, që përfshin shënime të hollësishme për sinagogën e sulmuar dhe varrezat e hebrenjve aty pranë, si dhe fotografi të armëve të ndryshme dhe eksplozivëve që i ka prodhuar vetë e që planifikonte t’i përdorte gjatë sulmit.
Vrasësi neonazist tha se qëllimisht ka zgjedhur ditën e shenjtë hebreje Yom Kippur për të kryer sulmit, duke thënë se “edhe hebrenjtë jo-fetarë shpesh vizitojnë sinagogën” në këtë ditë.
Ekstremisti i djathtë transmetoi drejtpërdrejtë sulmin me një kamerë të vendosur në kokë në platformën për video Twitch.tv.
Policia e Shtetit sekuestron qindra fishekzjarrë në Tiranë
E trishtë: 2-vjeçari shqiptar në Greqi humb jetën pasi u sul...
Rama: Vijojmë punën për të liruar hapësirat publike të zaptu...
AAK ngre alarm për probleme teknike në regjistrimin e votues...
Malisheva vazhdon fitoret, mposht edhe Drenicën
Zjarre të forta në Australi, deri në 16 shtëpi të shkatërrua...