Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme Gent Cakaj ka reaguar ashpër pas vendimit të Komitetit të Nobelit për t’i akorduar këtë çmim për Letërsinë shkrimtarit austriak Peter Handke.
Ky i fundit i njohur për mbështetjen e tij të hapur ndaj Sllobodan Millosheviçit. Madje Handke ka qenë dhe një nga personat që ka mbajtur një fjalim në varrimin e atij që njihet në historinë botërore si “Kasapi i Ballkanit”.
Me anë të një postimi në Twitter, Cakaj shprehet i zhgënjyer që ky çmim i është dhënë një personi që ka mohuar gjenocidin. duke e quajtur “Akt i pakuptimtë dhe i turpshëm, dëshmitarë të së cilit jemi në vitin 2019”.
“Si një njeri i pasionuar me bukurinë dhe fuqinë e përjetshme të letërsisë për të pasuruar përvojën njerëzore dhe si viktimë e spastrimit etnik dhe gjenocidit, jam i mërzitur nga vendimi për ti dhënë Çmimin Nobel në Letërsi një mohuesi të gjenocidit. Çfarë akti i pakuptimtë dhe i turpshëm” – shkruan Cakaj në Twitter.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...