Vjeshta është periudha perfekte për të blerë një palë xhinse.
Por cilat janë trendet e momentit për xhinset e femrave, si t’i kombinojmë, si të dukemi femërore, ekstravagante dhe interesante. Fotot më poshtë do t’ju njohin me trended e vjeshtës 2019 për xhinset.
Për raste nga më të ndryshmet, që nga kombinimet ‘street style’ tek ato të sofistikuara, fiksimi ‘xhins’ mbetet definitive edhe për këtë sezon vjeshtë-dimër.
1. Stil kauboj, me bel të lartë, për t’u kombinuar me çizme me majë dhe bluza të lirshme, pulovra ose golfe kahmiri ngjyrë pastel ose pardesy të gjata ngjyrë kapuçino.

2. Mund të zgjidhni edhe modelet ‘casual’, të cilat mund të kombinohen me atlete dhe këmisha oversize të bardha ose bluza me jakë ‘v’.

3. Ky stil xhinsesh mund të kombinohet me mocassini, kanotiere mëndafshi, parka ngjyrë ushtarake ose një xhaketë lëkure për vjeshtën 2019, shkruan Living.

4. Mos harroni modelin ‘skinny’. Është perfekt për mbrëmjet e vjeshtës dhe dimrit 2019-2020, me gjysmë çizme me majë dhe me çantën ‘pouche’, ikonë e momentit.

SPAK nënshkruan pesë memorandume mirëkuptimi me vendet e Ame...
KQZ: Deri tani 63,997 votues nga diaspora janë regjistruar p...
FIFA nderon Trumpin me Çmimin e Paqes: Lidershipi i tij gara...
Publikohet marrëveshja në letër e Vetëvendosjes me tri parti...
Obiliq: Arrestohet një person për vjedhje të rëndë në pompë ...
KFOR-i forcon aktivitetet në mbështetje të sigurisë në të gj...