Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti i Përgjithshëm, Divizioni për Çështje Penale ka shpallur Aktgjykimin kundër të akuzuarit V.K për veprën penale Sulm seksual nga neni 229 par.2, pika 2.3 të KPRK-së.
Sipas njoftimit të gjykatës, i akuzuari është dënuar me 1 vit burgim, duke iu llogaritur koha e kaluar në paraburgim.
“I akuzuari është shpallur fajtor dhe është dënuar me burgim në kohëzgjatje prej një (1) viti, në dënimin e shqiptuar i është llogaritur edhe koha e kaluar në paraburgim nga data 02.08.2019 deri me 10.10.2019.Të akuzuarit V.K me aktvendim të veçantë i është ndërprerë paraburgimi deri në plotfuqishmërinë e këtij aktgjykimi”, thuhet në njoftimin e gjykatës.
Pala e dëmtuar udhëzohet në kontest civil për realizimin e kërkesës pasurore – juridike.
Kundër këtij vendimi pala ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës./arbresh.info
Një nxënës 15 vjeçar dorëzon në polici paratë e gjetura
Nesër Kuvendi mban seancë plenare, ky është rendi i ditës
Themelimi i Gardës për Mbrojtjen e Natyrës, Pacolli: Një nga...
SHBA përdorin sistemin ukrainas kundër dronëve
Emërimi i anëtarit të fundit në KQZ, Haxhiu ende pa vendim
“Ndjesë se nuk jam veshur aq zyrtar sa ti”, batuta mes Ramës...