Mediet shtetërore kineze e kanë akuzuar kompaninë amerikane “Apple” për përkrahje dhe mbrojtje të protestuesve në protestat gjithnjë e më të dhunshme të Hong Kongut përmes mundësimit të një aplikacioni që e tregon lëvizjen e forcave policore nëpër qytet.
Reagimi nga gazeta e Partisë Komuniste duket se është veprimi më i ri për t’iu bërë presion kompanive të huaja që të bashkohen me qëndrimet e televizionit shtetëror dhe kompanive kineze, të cilat e anuluan bashkëpunimin me Federatën e Basketbollit të Shteteve të Bashkuara për shkak të komenteve përkrahëse të një zyrtari ndaj protestave në Hong Kong.
Aplikacioni i quajtur “HKmap.live”, i cili e tregon vendndodhjen e policisë dhe të protestuesve, u miratua nga gjiganti teknologjik të premten e kaluar dhe doli në “App Store” një ditë më vonë. Aplikacioni i tregon pikat kryesore të vendndodhjes së forcave të sigurisë në hartën e qytetit. Kjo hartë përditësohet vazhdimisht dhe përdoruesit e aplikacionit kanë mundësi që t’i raportojnë incidentet dhe në këtë mënyrë protestuesit mund t’i shmangen policisë.
Raportohet se ky aplikacion është bërë tashmë aplikacioni më i shkarkuar në kategorinë e aplikacioneve për udhëtime në “App Store”-n e kushtuar për Hong Kongun.
Kompania “Apple” është në vargun e firmave të huaja që kanë hyrë të telashe me Kinën rreth protestave kundër qeverisë në Hong Kong, të cilat kanë hyrë në javën e tetëmbëdhjetë, shkruan “The Guardian”, transmeton Gazeta Express.
Katër të arrestuar në Vlorë për pengmarrjen e një kosovari, ...
Android tani ka mundësinë e ndarjes së video live me shërbim...
Berisha pyetet për ish-krerët e UÇK-së: Zotëri unë jam kosov...
Risitë kryesore që priten në iPhone 18 – çfarë po plan...
Inteligjenca gjermane hetoi dronët misterioz, gjurmët i dërg...
Hyundai zbulon robotin MobED me AI për të lëvizur me stabili...