Kandidati për deputet nga koalicioni AAK-PSD, Bekë Berisha, ka folur për rolin e deputetëve të partisë së tij si opozitë, kur Albin Kurti ta krijojë Qeverinë.
Berisha tha në RTK se edhe nëse partia e tij nuk e ndjek, ai do të përkujdeset që t’ia përmend Kurtit secilin veprim për t’ia kujtuar se nuk është e lehtë të mbahet pozita e kryeministrit.
“Roli jonë do të jetë konstruktiv, nuk do të jemi si Vetëvendosje. Edhe kur është mirë edhe kur është keq me kundërshtu. Për gabime nuk kemi me ia nda hiç, edhe nëse nuk bën partia jemi, unë do të përkujdesëm të ia nxijë jetën në Qeveri”, ka thënë Berisha.
Ai tutje thotë se Kurtit kryeministër do t’ia shikojë edhe ushqimin që do ta hajë, edhe pijet që do t’i konsumojë.
“T’i rri gati që kur të jetë duke ngrënë mish, me i thanë që është duke ngrënë. Edhe t’i them, nëse është duke pi verë 15 euro, është më e shtrenjtë. Do t’ia nxijë jetën. 20 vjet ka shuar zvarrë veç për pushtet, s’ka bërë kurrgjë, veç për pushtet”, tha Berisha.
E dhimbshme: Ky është 38-vjeçari që mbeti i vrarë nga të sht...
Gjendet pa shenja jete një burrë në Pejë
Çmimi i naftës arrin në 105 dollarë për fuçi
34 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Barcelona e Hansi Flick afër ta thyejë një rekord të vjetër ...
Dubai rifillon `gradualisht` trafikun ajror pas incidentit m...