Pak kohë më parë Adele, zbuloi se ishte ndarë nga partneri i saj Simon Konecki. Nuk vonuan shumë aludimet për një lidhje të re të këngëtares me Joseph Junior Adenuga i njohur ndryshe si ‘Skepta’.
Ata kanë qenë miq për shumë kohë, e duket se miqësia kaloi në një ndjenjë më të fortë që prej ndarjes së këngëtares. Megjithëse mendohej se ishte thjesht një flirt, duket se nuk është ashtu pasi Adele e ka prezantuar artistin me miken e saj të ngushtë, Laura Dockrill dhe moderatorin James Cordon.
“Fakti që Skepta ka takuar Laurën dhe James-in është një shenjë shumë pozitive. Të gjithë duam më të mirën për ta”, tregojnë disa burime për “The Sun.” Skepta është mashkulli i parë që Adele ka takuar që prej ndarjes nga Simon këtë vit./tetovasot/
Sami Lushtaku arrin në stacionin policor në Skenderaj
“Dhuɳa është dënuar nga secili prej nesh, por edhe provokime...
Gucati nga Skënderaj: Nëse Lushtaku merret me dhunë, do të p...
Izraeli dhe Libani vazhdojnë bisedimet për armëpushim dhe pa...
Certifikohen 12 zyrtarë policorë për operim me dronë, polici...
Flet Mërgim Lushtaku për media: Sami Lushtaku ende nuk është...