Manchester United është në kërkim të një sulmuesi dhe shumë emra lidhen me gjigantin anglez.
Njëri nga më të mundshmit për tu transferuar në Old Traford është sulmuesi anglez Callum Wilson.
27-vjeçari edhe këtë edicion ka shfaqur formë fantastike me ekipin e tij Bournemouth.
Wilson në tetë takimet e para në Ligën Premier ka shënuar pesë gola dhe ka asistuar në një tjetër duke konfirmuar formën e mirë.
United është interesuar për transferimin e tij, derisa mediat angleze kanë raportuar se Wilson është lojtari që do t’i përshtatej më së miri lojës së Djajve të Kuq.
Bournemouth e vlerëson lartë yllin e saj dhe për ta lënë të lirë pritet të kërkojë rreth 40 milionë funte shkruan Telegrafi
Kujtojmë që Wilson ishte objektiv edhe i Chelseat, por londinezët nuk mundën dot ta bënin transferimin e tij për shkak të dënimit për mos kryerje të transferimeve në verë.
Rama: Pranojmë që SHBA të nisë operacione ushtarake nga Shqi...
Deputeti i LVV: Opozita mezi po e presin 28 prillin, për ta ...
Geci me gjuhë vulgare fyen PDK-në dhe LVV-në, përmend Thaçin...
Ministrja Pacolli fton shoqërinë civile të monitorojë proces...
Arrestohet një person i kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar
Trepça e fiton gjysmëfinalen e parë ndaj Pejës