Partia Demokratike e Kosovës ka mbajtur konferencë për medie pak minuta pas mbylljes së procesit zgjedhor.
Abelard Tahiri ka thënë se PDK do të del e para në këto zgjedhje, shkruan arbresh.info. Ai po ashtu ka thënë se fitorja do të jetë më e zbehtë se herët e tjera.
“Si PDK i ftojmë komisionarët dhe vëzhguesit të bëjnë punën e tyre deri në numërimin e votës së fundit. Nga të gjitha informacionet që i kemi nga terreni tregojmë se PDK do të jetë parti e parë në Republikën e Kosovës por presim një fitore më të vogla se zakonisht por jemi të sigurt se kjo do të konfirmohet në vazhdim”, ka thënë ai.
Tahiri ka shtuar se procesi ka shkuar shumë mirë.
“Procesi zgjedhor ka rrjedhë mjaftë mirë, i përgëzojmë të gjitha institucionet e vendit që janë marrë me këtë proces, merita për këtë proces u takon qytetarëve të Kosovës që kanë votuar masivesh”, ka thënë ai.
Ai ka komentuar edhe exit-polet duke i quajtur të pasakta./arbresh.info/
Moldavia dënon tre persona për planifikim të trazirave pas t...
James Rodriguez transferohet në MLS
E shtune pranverore me temperatura deri në 12 gradë Celsius
Spiropali: Integrimi Europian i Shqipërisë, interes strategj...
Alba kërkon të mbulohet në “Big Brother”
Për aknet hormonale, provoni këtë çaj