Pak minuta pas mbylljes së procesit zgjedhor në Kosovë në një konferencë për medie është paraqitur kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj.
Haradinaj nuk ka dashur të komentoj rezultatin e zgjedhjeve, shkruan arabresh.info.
Por ai ka përmendur tri momente sipas tij të rëndësishme gjatë procesit zgjedhor.
“Unë nuk po komentoj rezultat por do të zgjedh tri momente me i theksu, këto zgjedhje kanë shku në më së miri mundshëm deri tani, në këto zgjedhje është votuar vetëm me dokumente të lëshuara nga Republika e Kosovës dhe u vërtetua se mandati është më i sigurt kur i kthehet popullit”, ka thënë ai.
Haradinaj ka shtuar se AAK ka rritje në këto zgjedhje.
“Hetohet një rritje për Aleancën por me dhënë një rezultat është vështir, fakti që kanë dal më shumë qytetare”, ka thënë ai./arbresh.info/
Moldavia dënon tre persona për planifikim të trazirave pas t...
James Rodriguez transferohet në MLS
E shtune pranverore me temperatura deri në 12 gradë Celsius
Spiropali: Integrimi Europian i Shqipërisë, interes strategj...
Alba kërkon të mbulohet në “Big Brother”
Për aknet hormonale, provoni këtë çaj