Toni Kroos ka pësuar një lëndim në ndeshjen e së shtunës ndaj Granadas e vlefshme për javën e tetë në La Liga.
Real Madridi ka shënuar fitore me rezultat 4-2 ndaj Granadas në ndeshjen e zhvilluar të shtunën pasdite.
Megjithatë, nuk shkoi gjithçka në rregull për klubin mbretoër, pasi gjermani Kroos u detyrua ta lëshoj fushën si i lënduar.
Kroos u zëvendësua nga Luka Modric në minutën e 34-të, ndërsa Reali tashmë ka konfirmuar lëndimin e lojtarit të tyre shkruan Telegrafi.
“Pas testeve të kryera sot te lojtari Toni Kroos nga shërbimet mjekësore të Real Madridit, ai është diagnostikuar me një dëmtim të kofshës në këmbën e majtë”.
“Shërimi i tij do të vazhdojë të vlerësohet”, thuhet në njoftimin e klubit mbretëror.
Komuniteti egjiptian ofron kandidat konsensual për president...
Aksident fatal në Gjermani, humb jetën 30-vjeçari nga Kosova
Arrestohet një i dyshuari për fajde
Maqedonci në Berlin: Kosova po ndërton mbrojtje moderne
Hashim Thaçit i shkon një urim për ditëlindje edhe nga VV, G...
Hoti: Shqetësuese mbetet mungesa e transparencës në dialogun...