Rreth 1548 të burgosur në qendrat korrektuese, qendrat e paraburgimit dhe në Burgun e Sigurisë së Lartë do të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar.
Shërbimi Korrektues i Kosovës bën të ditur për arbresh.info se ekipet mobile të KQZ-së do të jenë në të gjitha pavijonet me datën 6 tetor.
“Procesi zgjedhor zhvillohet njësoj si në të gjitha vendvotimet tjera në Republikën e Kosovës. Ekipet mobile të KQZ-së, sikur edhe herëve të tjera së bashku me materialin zgjedhor vendosen brenda institucioneve korrektuese në hapësirat të cilat i siguron SHKK. Të gjithë të burgosurit me drejtë vote do të përcillen një nga një në qendrën e votimit brenda institucionit, ku secili i burgosur do të shfrytëzoi të drejtën e tij të votimit. Aktualisht, në qendrat korrektuese, qendrat e paraburgimit dhe në Burgun e Sigurisë së Lartë, numri i të burgosurve, të cilët kanë drejtë vote në zgjedhjet e 6 tetorit është rreth 1548”.
E përgatitjet për 6 tetor tashmë janë në fazën përfundimtare thonë në zyrën për informim të këtij institucioni.
“Po, SHKK së bashku me KQZ-në është në fazën përfundimtare të përgatitjes së listave të votuesve dhe hapësirave votuese nëpër të gjitha institucionet korrektuese. Procesi zgjedhor edhe neper institucionet korrektuese do të filloj me 6 tetor”.
Ndryshe periudha e regjistrimit të të gjithë personave të cilët nuk mund të marrin pjesë direkt në qendrat e votimeve ka përfunduar më 1 tetor.
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, sqaron se sikur edhe viteve paraprake për të gjithë këto kategori KQZ do të dërgoj ekipet mobile në vendet adekuate.
“Në çdo proces zgjedhor, KQZ-ja u mundëson personave me nevoja të veçanta që të votojnë në ditën e zgjedhjeve përmes ekipeve mobile, në shtëpitë apo adresën e kërkuar. Periudha për regjistrimin e personave me nevoja të veçanta ka filluar më 25 shtator dhe është përmbyllur më 1 tetor. Votuesit me zotësi juridike në hospitalizim, njerëzit e moshuar në shtëpitë e caktuara veçanërisht për të moshuarit, personat me aftësi të zvogëluar mentale në institucionet e kujdesit shëndetësor, të burgosurit në burgje dhe të paraburgosurit në qendrat e paraburgimit”, është shprehur Elezi.
Sot, të gjithë qytetarët e Kosovës do t’i drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur përfaqësuesit e legjislativit dhe ekzekutivit./V.Selimi/arbresh.info/
Portieri i ri shqiptar ftohet nga Juventusi për ndeshjen me ...
Ludo i thotë Albës: Limi më ka thënë e dua…
Lëndohen katër persona në Bogë të Rugovës, motorri i borës u...
Vlera Qerimi e pesta në Premier League në Stamboll
Numri i viktimave nga protestat në Iran mund ta kalojë shifr...
20-vjeçari rumun humb jetën në burgun e Shkodrës, dyshohet p...