Edhe Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka reaguar për zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë.
Në reagim thuhet se Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar nuk e përkrah asnjë parti politike apo kandidat, shkruan arbresh.info.
Gjithashtu në reagim thuhet se përkrahin të drejtat për zgjedhje të lira dhe demokratike.
“Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar nuk përkrah asnjë parti politike apo kandidat në zgjedhjet në Kosovë. Por ne përkrahim të drejtën për zgjedhje të lira dhe demokratike, pa presion dhe kërcënim”, thuhet në reagim.
Ndryshe ditë më parë ka reaguar edhe Ambasada e SHBA-ve Kosovë e cila gjithashtu ka bërë të ditur se nuk përkrah asnjë parti politike apo kandidat.
Edhe amerikane kanë bërë të ditur se respekton zgjedhjen e votueseve në Kosovë.
“Qeveria e SHBA-së nuk parapëlqen dhe nuk mbështet ndonjë parti politike apo kandidat në zgjedhjet e kësaj jave. Ne respektojmë të drejtën dhe përgjegjësinë e votuesve të Kosovës që të zgjedhin të ardhmen e tyre”, është thënë në reagimin e Ambasadës së SHBA-së në Prishtinë./Arbresh.info/
123 – numri që do të mbajë LDK për zgjedhjet nacionale
Zgjedhjet e 28 dhjetorit, ky është numri me të cilin garon N...
Numri 129 i takon AAK për zgjedhjet e ardhshme
Lëvizja Vetëvendosje garon me numrin 116 në zgjedhjet e 28 d...
BE me hezitime për heqjen e masave ndaj Kosovës para zgjedhj...
Sergio Ramos luan ndeshjen e fundit në Meksikë, tani i lirë ...