Në konferencën “Gjithçka për drejtësinë”, që po zhvillohet në Tiranë me ministrat e Drejtësisë së Ballkanit Perëndimor ishte i pranishëm edhe kryeministri i vendit, Edi Rama.
“Fryma me të cilën u krijua Evropa nuk do të vdesë, Binjakëzimi mes lirisë dhe drejtësisë është më e lehtë me fjalë se me letra. Shqiptarët janë tejet optimistë për Evropën, rrisin dhe mesataren e rajonit”, u shpreh Rama ndër të tjera.
Më tej shtoi:
“Vendet tona duhet të bëhen demokraci funksionale me institucione të tilla. Ne nuk kemi zgjedhje tjetër, duhet të vazhdojmë ta duam BE-në. Vjet na thanë që kemi bërë diçka fantastike, por keni ende diçka për të bërë. Na u
tha që duhet të pastronim sistemin e drejtësisë nga të korruptuarit dhe e bëmë”, u shpreh Rama duke shtuar se në fillim thuhen 3 kushte, më pas 5, 9 dhe 999 dhe se Ballkani perëndimor mbetet tepër i rëndësishëm për Bashkimin Evropian.
“Më lejoni të them që po e di që ne kemi probleme madhore ende, sepse problem thelbësor është ndërtimi dhe fuqizimi i institucioneve”, deklaroi Rama./TCH
Rusia vijon përparimin, trupat ukrainase tërhiqen nga qyteti...
Nëse e shihni këtë person, lajmërojeni policinë
Ramush Haradinaj premton ujë të pijshëm dhe energji lokale p...
‘Bomberi’ dardan, Fisnik Asllani futbollisti më ...
Gjiganti anglez tërhiqet nga gara për Semenyon, vazhdon R...
Rrahmani shkëlqen në stinorin vjeshtor tek Sparta, top golas...