Njëra nga arsyet që e shtyri ENQA-n të marrë vendim për përjashtimin e AKA-s është ndërhyrja politike, që është bërë në këtë institucion e për të cilën më së shumti u akuzua ish-kryeministri Ramush Haradinaj dhe ish-ministri i Arsimit Shyqiri Bytyqi. Në reagimin e BE-së thuhet se ndërprerja e anëtarësimit të Kosovës në ENQA është një kthim prapa dhe pasojë e drejtpërdrejtë e politikave jo të shëndosha në të kaluarën, shkruan sot Gazeta “Zëri”.
Agjencia e Akreditimit e Kosovës (AKA) dy ditë më parë është përjashtuar nga Asociacioni Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë (ENQA). Ky përjashtim thuhet se do t’u kushtojë shumë studentëve të Kosovës, të cilëve do t’u ndërlikohet procesi i verifikimit të diplomave ndërkombëtarisht.
Njëra nga arsyet që e shtyri ENQA-n të marrë vendim për përjashtimin e AKA-s është ndërhyrja politike, që është bërë në këtë institucion e për të cilën më së shumti u akuzua ish-kryeministri Ramush Haradinaj dhe ish-ministri i Arsimit Shyqiri Bytyqi, shkruan më tutje Gazeta “Zëri”.
Nga Këshilli Shtetëror i Cilësisë gjatë ditës së djeshme është thënë se të gjeturat e ENQA-s janë plotësisht korrekte dhe pasqyrojnë ndikimet e jashtme dhe të brendshme me të cilat përballet AKA tash e disa vite.
Verifikohet respektimi i afatit tremujor për veturat me targ...
Irani shkatërron sistemin kryesor të radarëve mbrojtës të SH...
Moti sot me diell, temperatura arrin në 16 gradë
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...