Një qytetar ka kthyer në humor qëllimin e kandidatit të Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër të Kosovës, Albin Kurti , i cili ka thënë se me ardhjen e VV-së në pushtet , do të luftohet korrupsioni .
Portali Mekuli Press, ka shpërndarë një fotografi, e cila duket si kopertinë e filmit aksion, ku Kurti ka në dorë një armë automatik, dhe në të cilën foto shkruan “Zgjedh fatin tënd”.
Ndërkaq, poshtë fotografisë së kreut të VV-së, shkruan “ ALBINATOR Darke Fate, apo Fat i Zi”. Në shpërndarjen e kësaj fotografie, portali në fjalë shkruan “ “Për gjithë të korruptuarit”, që paraqet Kurtin si shpëtimtar të vendit nga korrupsioni. Kurti këtu duket si një nga pjesët e filmit “Terminator” ./arbresh.info

KQZ shpërndau materialet zgjedhore për zgjedhjet e nesërme
Kurti: Këtyre zgjedhjeve nuk do t’u vë presje, por do t’ia q...
7 të vdekur nga shpërthimi në një minierë të paligjshme qymy...
Mbyllet përkohësisht rruga “Fehmi Agani” në Prishtinë, shkak...
Elezi: Deri në orën 9:00, votuan 11.24% e votuesve të regjis...
Shpërthim me tritol në një banesë në Lezhë, vetëm dëme mater...