Me 82 vota “për”, pa “të përmbajtur” dhe “kundër”, Kuvendi në seancën e sotme me procedurë të shkurt e miratoi Ligjin për ndryshime dhe plotësime në Ligjin për pagat në Maqedoni, i cili parasheh rritje prej pesë përqind të pagave në administratën publike.
Deputetja e LSDM-së Jagoda Shahpaska, gjatë seancës tha se me këtë ligj do të përfshihen të gjithë të punësuarit në sektorin publik, të cilët sipas informacioneve të Ministrisë për Shoqëri Informatike është 138 mijë të punësuar, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Rritja do të jetë për pesë përqind, mjete të siguruara nga buxheti i shtetit dhe pagën me rritje të punësuarit do ta marrin në pagën e shtatorit”, tha Shahpaska.
Ndërsa deputetja e OBRM-PDUKM-së Sllagjana Mitovska, tha se si grup i deputetëve kanë dorëzuar amendament për rritjen e pagave për 10 përqind.
Ndryshe, kjo është rritja e tretë e rrogave, pas atyre në shëndetësi dhe ushtri.
Arrestohet në Fushë Kosovë i kërkuari për grabitje
Natë e zjarrtë në Ligën e Kampionëve – sot kompletohen çifte...
Konjufca: Negociatat për Presidentin po vazhdojnë, gjithçka ...
Sot në Kuvend mblidhen disa komisione parlamentare
27 vjet nga beteja e Zhegocit
Aksident në dalje të Prizrenit, cisterna e naftës del nga rr...