Dhoma e kontrollit të reaktorit të katërt të Çernobilit, vendi i katastrofës më shkatërruese bërthamore në botë, do të hapet për turistët.
Qeveria ukrainase po hapë dyert e objektit për publikun për herë të parë, si pjesë e një rregullimi më të madh për ta bërë zonën e katastrofës më miqësore për turistët, transmeton portali arbresh.info.

Përpjekjet e njoftuara nga Presidenti Volodymyr Zelensky në korrik përfshijnë shtigje të reja në këmbë dhe rrugë ujore, përmirësim të valëve të telefonit celular dhe heqjen e kufizimeve të xhirimeve.
Salla e kontrollit e ish-termocentralit bërthamor është aty ku inxhinierët mbyllën pompat e ftohjes së reaktorit si pjesë e një provë sigurie në prill 1986, që çoi në një shpërthim që vrau të paktën 28 njerëz në pasojat e menjëhershme dhe ndoti zonën përreth.
Para angazhimit të fundit për të ri-imagjinuar sitin si një atraksion turistik, vizitorët mund të shohin vetëm termocentralin nga jashtë, si dhe të vizitojnë qytetin e shkretë të Pripyat dhe ndërtesat e tij të shkatërruara dhe rrotën e Ferrisit që nuk përdoret kurrë./arbresh.info/
Forcat amerikane kanë kapur dhe sekuestruar një anije cister...
Mediat spanjolle: Alonso nuk do të shkarkohet
Kurti shpreh ngushëllime për vdekjen e legjendës së boksit, ...
Rodrygo i del në mbështetje trajnerit Xabi Alonso
“Shuplakë e fortë” për Alonson, Reali humb nga Man City në “...
Arsenal vazhdon të jetë i pamposhtur në Ligë të Kampionëve &...