Lionel Messi ka lavdëruar në veçanti mesfushorin Arturo Vidal pas rikthimit të Barcelonës kundër Interit në ndeshjen e mbrëmjes së kaluar në Ligë të Kampionëve.
Barcelona ishte në disavantazh për 1 me 0 pas vetëm dy minutave në Camp Nou pas golit nga Lautaro Martinez, por Interi dështoi për të shfaqur paraqitjen impresive të pjesës së parë duke pranuar dy gola në fraksionin e dytë, transmeton portali arbresh.info.
Nikoqirët u kthyen me anë të dy golave nga Luiz Suarez që i siguroi fitore 2 me 1 skuadrës së Barcelonës.
Gjiganti katalunas u përmirësua në mënyrë drastike me prezantimin e Arturo Vidal në minutën e 53′ të ndeshjes duke u inkuadruar në vend të Sergio Busquets.
Kiliani ishte ndikim të jashtëzakonshëm në ndeshje, gjë për të cilën Messi ka thurur lavde.
“Arturo ju jep gjithçka”, ka thënë Messi.
“Ai është një lojtar që hynë në fushë, ndërprenë raste, kthen topin, arrinë dhe luan”
“Ai është një lojtar shumë i rëndësishëm për ne dhe është mirë që ka pasur këta minuta sot, ai është ndierë i rëndësishëm sepse ai është një lojtar shumë i rëndësishëm për skuadrën”, shtoi Messi./arbresh.info/
“S’dua ta lëshoj bombën” – Çfarë po paralajmëron Ludo për Lo...
Carragher i ashpër me Slot: Nuk ka justifikim nëse Liverpool...
Rama: Shqipëria, nga të parat në Evropë me ligj kundër antis...
OKB ngre alarmin: Autoritetet iraniane po arrestojnë protest...
Hoti: Fajtor për rezultatin e LDK’së në zgjedhje, Kryesia dh...
Kurti diskutojnë ambasadorin britanik, flasin për procesin z...