Ministri i Punëve të Jashtme i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, ka kritikuar komentet e presidentit francez kundër Turqisë, duke e akuzuar atë për hipokrizi.
Gjatë një fjalimi në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës në Strasburg të Francës, presidenti francez, Emmanuel Macron, kritikoi politikën e Turqisë ndaj Sirisë, si dhe lirinë e shprehjes në vend.
Duke folur për AA, Çavuşoğlu tha se Macron në të njëjtën ngjarje “tejkaloi kufijtë e tij duke shpifur për Turqinë mbi lirinë e shprehjes”.
“Sa migrantë ka pranuar Macron në vendin e tij? Në vend të kësaj, ai priti terroristët e YPG/PKK-së në Pallatin Elysee”, theksoi Çavuşoğlu.
Në muajin prill, Macron priti një delegacion të ashtuquajtur Forcat Demokratike Siriane (SDF), e cila është e lidhur ngushtë me grupin terrorist YPG/PKK.
Në fushatën e saj terroriste më shumë se 30-vjeçare kundër Turqisë, PKK-ja e listuar si një organizatë terroriste nga Turqia, SHBA-të dhe Bashkimi Evropian (BE), ka qenë përgjegjëse për vdekjen e gati 40 mijë personave, përfshirë gra dhe fëmijë.
PYD/YPG-ja është dega e saj siriane, e cila po ashtu punon nën etiketën e SDF-së.
Orav: Asociacioni mbetet obligim, kërkohen qasje të reja në ...
Orav sinjalizon se BE mund të kërkojë rrugë tjera për zbatim...
Sorensen thotë se ka arritur të sigurojë harmonizim me SHBA’...
Kosova U21 publikon listën për ndeshjet e marsit
Bordi i Paqes dorëzon propozimin për çarmatosjen e Hamasit
Rama: Historia do mbajë mend vetëm një emër, Partinë Sociali...