Shtatë persona kanë marrë lëndime të lehta trupore në pesë aksidentet që ndodhën gjatë 24 orëve të kaluara në Shkup.
Sipas SPB Shkup, nga komunikacioni policia ka përjashtuar 17 shoferë të cilët kanë tejkaluar shpejtësinë, nëntë shoferë të cilët kanë vozitur nën ndikimin e alkoolit, 19 vozitës para se të marrin lejen e vozitjes, dy vozitës para se të marrin lejen e vozitjes, dy vozitës fillimtar dhe 13 automjete të paregjistruara, njofton Telegrafi Maqedoni.
Janë dënuar edhe 76 shoferë për parkim jo të rregullt ndërsa me automjetin special ‘Karoteci’ janë ngritur 57 automjete.
Gjithashtu janë dënuar edhe nëntë shoferë të cilët kanë kaluar udhëkryqin në të kuqe, pesë shoferë të cilët nuk kanë dhënë përparësi kalimi këmbësorëve, katër shoferë për tejkalim të parregullt, tre motoçiklistë për mospërdorimin e helmetës, shtatë shoferë për mospërdorim të rripit të sigurisë dhe nëntë vozitës për përdorim të celularit gjatë vozitjes.
Drita fiton në frymën e fundit ndaj Drenicës
Plenkoviq njofton për takimin me Kurtin: Folëm për statusin ...
“Drejtësi, jo politikë” më 17 Shkurt: Gjithçka ë...
Yjet e Barcelonës revoltohen ndaj Flickut pas debaklit të pë...
Pesë shoferë ndëshkohen në Ferizaj – një pa leje, një tjetër...
Rutte: SHBA do furnizojë Ukrainën me armë me vlerë 15 mld do...