Pavarësisht diskutimeve të shumta që mund të ketë në shoqëri, qytetarët nuk e ndryshojnë mendimin se vendit i nevojitet demokratizim urgjent. Kështu kanë konstatuar nga Instituti për Politikë Evropiane (IPE) pas realizimit të projektit i cili kishte për qëllim të zbuloj se sa ndikim kanë debatet publike informuese në ndryshimin e mendimit të qytetarëve.
Gjatë projektit qytetarët kanë vlerësuar se pavarësia e gjyqësorit është shumë e rëndësishme dhe se nevojat për demokratizim janë të nevojshme, derisa drejtoresha e Institutit për politikë evropiane, Simonida Kacarsaka, shprehet se qëndrimet e qytetarëve në lidhje me njohjen e ligjeve, standardet e BE-së dhe standardet nacionale shënojnë rritje të madhe.
“Konstatuam se është e nevojshme që shumë më shumë duhet të diskutohet në opinion për vetë politikat dhe standardet që i zbatojmë. Të diskutohet për përmbajtjen e politikave publike në vendin tonë, në vend që temat e diskutimit të caktohen në mënyrë të përgjithshme për zgjidhjet ligjore dhe politikat publike. Temat duhet të vendosen si çështje që i preokupojnë qytetarët dhe për të njëjtat të mbahen debate me karakter informativ – deklaroi Kacarska.
Në projektin në fjalë sipas Institutit për politikë evropiane thonë se janë përfshirë 130 qytetarë të cilët janë përzgjedhur nga 1200 qytetar tjerë reprezentativ./alsat/
KEK rrit prodhimin e energjisë me mbi 110 mijë MWh në dhjeto...
REL: Ushtria e Kosovës në provën finale
40 miliardë euro në Bitcoin shpërndahen aksidentalisht
BQK: Remitancat arritën 1.42 miliard euro në 2025
58% e të burgosurve pa gjyq, raporti i Këshillit të Europës ...
Reali kontakton përfaqësuesit e Konates