Tajlanda mund të jetë vendi i ardhshëm i Azisë juglindore që e ndërron kryeqytetin pasi kryeministri i këtij vendi, Prayut Chan-o-cha la të kuptohet se një gjë e till mund të bëhet realitet gjatë mandatit të tij.
I frymëzuar nga shtetet fqinje, Birmania dhe Indonezia, kryeministri tajlandez tha se ndërrimi i kryeqytetit mund t’i ndihmojë Bankokut që t’i përballojë sfidat urbane, të cilat po rriten çdo ditë e më shumë.
Njësoj si Xhakarta e Indonezisë, Bankoku po përballet me mbingarkesë, ndotje të ajrit, rritje të nivelit të detit dhe tollovi të mëdha në trafikun rrugor.
Gjatë fjalimit në një konferencë, gjenerali i pensionuar i ushtrisë tha se ekzistojnë dy opsione për ndërrimin e kryeqytetit. E para është përzgjedhja e një qyteti që nuk ndodhet shumë larg Bankokut dhe që zhvendosja e institucioneve në të nuk do të sillte shpenzime të mëdha, ndërsa mundësia e dytë është që kryeqyteti i ri të ndërtohet në periferi të kryeqytetit të tanishëm.
Kryeministri tajlandez shtoi se zhvendosja e qeverisë në pjesët periferike të Bankokut do të ndikonte në zgjidhjen e problemit të tollovisë në trafik, sepse do ta pakësonte nevojën e qarkullimit me vetura nëpër qendrën e qytetit, shkruan “The Guardian”.
Operacion si në filma, kapet “tregtari” i automatikëve
Maran: Ëndrra juaj dhe e imja është të shkojmë në Botëror, n...
Hamza: Kosova po humb të rinjtë nga krizat politike, qytetar...
Vdes i riu që ishte aksidentuar para 11 ditësh në Smrekonicë...
Shkurte Fejza takon Bill Clintonin në SHBA: Moment falënderi...
Duka: Vendimi për ndryshimin e trajnerit erdhi pas ndeshjes ...