Trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu, është shprehur i lumtur me pikët e plota që skuadra e tij mori në derbi kundër Gjilanit, teksa ka uruar futbollistët për paraqitjen gjatë 90 minutave në stadiumin e qytetit në Gjilan.
Drita arriti ta fitojë derbin e Anamoravës me rezultatin minimal, 0-1, me golin e Ardian Cuculit.
“Gjatë gjithë javës kam kërkuar nga futbollistët që të ruajnë qetësinë, të jenë të disiplinuar. Disipin taktike dhe ju thash që jemi më kualitet dhe ajo edhe sot u pa. Mendoj se dominuam ndeshjen në çdo aspekt, i uroj futbollistët për zemrën, për shpirtin, për karakterin që treguan, mendoj se me plot merit kemi fituar”, u shpreh ai për Super Sport.
“Një fitore në një ndeshje të tillë më gëzon shumë, po ashtu edhe për tifozët sepse e merituan dhe le të festojnë sonte”.
“Në këtë takim më pëlqeu përqendrimi i futbollistëve që asnjë moment nuk e lejuan të na rrezikojë kundërshtari”.
Çfarë u ndodh veshkave kur jeni të dehidratuar?
Kurti: Njohja nga SHBA e AKK-së, dëshmi e ngritjes së standa...
Trump sërish rithekson: Xi Jinping më premtoi se Kina nuk do...
Gjuha shqipe në RMV, aktivistja Beqiri: Baza ligjore është e...
Arrestimi i shtatë serbëve në Graçanicë, Sveçla: Direktiva t...
Video ku foli për “frizerkat”, Konjufca del me reagim: Asnjë...