Një nga lajmet që ka qarkulluar më së shumti këto ditë në median rozë ka qenë padyshim lajmi se këngëtarja e njohur, Fifi, nuk do të ishte më pjesë e “Shiko kush Luan” si sezonin e kaluar. Lajmi në fakt nuk ishte thashethem pasi vetë këngëtarja e ka shprehur diçka të tillë në Instagramin e saj, ku përbri një fotoje nga sezoni i kaluar, vendosi të shkruante:
“Ej nanusha , pas gjithë kërkesave dhe pyetjeve qe m’keni bo, këtë sezon nuk do jem pjese “Shiko kush LUAN”. Arsyeja është Luana Vjollca” – përfundoi Fifi.
Por si qëndron e vërteta? Në fakt, gjithçka paska qenë realizuar nga vetë “Shiko kush Luan”. Mbrëmjen e sotme, teksa u transmetua puntata e parë e sezonit të ri, u zbulua se në fakt ky postim i Fifit kishte qenë sfidë në një nga lojërat e realizuara në “Shiko kush Luan” përballë Lumi B ku të dy duhet të tregonin gjëra personale nga telefoni dhe Fifi duhej të bënte këtë postim në Instagram.
Përtëj “mashtrimit” si pasojë e sfidës, e vërteta ishte se Fifi, prej një incidenti nuk mund të këndonte në natën e parë të sezonit të ri të “Shiko kush Luan” dhe rolin e këngëtares e bëri Era Rusi si e ftuar speciale./tch/
Aksident i rëndë në Tajlandë, treni përplaset me autobus – 8...
Dy persona me motor grabisin një argjendari në Kamëz
Interi synon ‘bombën’ e verës – transferimin e yllit të madh...
Zgjedhjet e 7 qershorit, KQZ certifikon 902 kandidatë nga 21...
Musliu: Njësia speciale u nis drejt Skenderajt me urdhër të ...
Kos takon gratë me ndikim në Kosovë: Energji pozitive për rr...