Një punonjës i EVN-së ka humbur jetën në vend të punës si pasojë e rënies nga lartësia. Lajmi është konfirmuar edhe nga SBP Tetovë, në kumtesën e të cilëve thuhet:
“Sot rreth orës 09 e 30 minuta, në SPB Tetovë i punësuari në kompaninë EVN, ka denoncuar se kolegu i tij D.S. 43- vjeç nga fshati Miletinë e Tetovës, gjatë sanimit të një defekti në rrjetin elektrik në afërsi të fshatit Xhepçisht, është rrëzuar nga shtylla elektrike dhe ka qëndruar pa ndjenja në tokë, mjekët nga Ndihma e shpejtë kanë konstatuar vdekjen e tij. Punohet në zbardhjen e rastit kurse inspektimi në vendin e ngjarjes është duke u kryer.” njofton zëdhënësi i policisë së Tetovës Fatmir Rexhepi.
Një i vrarë dhe një i plagosur në Gjakovë
Rinia Demokratike e Kosovës sot mban aksion simbolik para Qe...
Aeroporti Ndërkombëtar i Dubait pezullon përkohësisht flutur...
Trump paralajmëron NATO-n për pasoja nëse nuk sigurohet Ngus...
Nuk është më i paprekshëm, ylli i Real Madridit drejt largim...
Vdekja e të riut në Pejë, familja del me njoftim