Një student shqiptar 20 vjeçar, është gjetur i vdekur në një parking të mbyllur në qytetin e Xhenovas, në Itali.
Parkingu ndodhet në afërsi të stadiumit të qytetit e mjaft pranë rrugës Europa.
Trupi i studentit mes një pellgu gjaku, u gjet nga një grua e cila lajmëroi menjëherë forcat e rendit e ndihmën mjekësore.
Hetimet e para kanë zbardhur se 20 vjeçari shqiptar është hedhur nga një lartësi 5-6 metra pasi ka kapërcyer një rrethim telash me gjemba.
Ende nuk dihen motivet e vdekjes e autoritetet italiane po hetojnë në disa pista me dyshimet se mund të jetë një vetëvrasje, një rrëzim aksidental ose dhunim nga persona të tjerë.
Do të jetë autopsia që do të mund t’i jap përgjigje kësaj ngjarje të rëndë.
Studenti shqiptar banonte në lagjen Teglia të Xhenovas./oranews
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...
Kurti dhe Basha nesër marrin pjesë në nisjen e punimeve për ...
Qorrolli: Hamza e Abdixhiku thoshin që në takimet për Presid...
Mbyllet pjesa e parë, PSG po fiton në Munich
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...
Kurti përkujton Skënderbeun: Figurë qendrore e identitetit d...