Trajneri Thomas Tuchel ka konfirmuar se Kylian Mbappe dhe Mauro Icardi janë të gatshëm për të luajtur për Paris Saint Germainin në ndeshjen këtë vikend në Liga 1 kundër Bordeauxit.
Opsionet e PSG-së në linjën frontale kanë qenë të vogla për shkak se edhe golashënuesi rekord Edinson Cavani ka qenë gjithashtu jashtë linjave, transmeton portali arbresh.info.
Mbappe dhe Cavani kanë qenë jashtë fushës që nga lëndimi në fitoren 4 me 0 në shtëpi ndaj Toulouses një muaj më parë teksa PSG humbi ndeshjen e kaluar në ligë ndaj Reims në mungesë të dyshes.
Por, para ndeshjes në udhëtim të së mërkurës në Ligë të Kampionëve kundër Galatasaray, në të cilën Neymar do të mungojë për shkak të suspendimit, Tuchel ka dhënë disa lajme mjaftë të mira.
Duke folur në konferencën për shtyp këtë të premte, Tuchel konfirmoi se Mbappe dhe i huazuari Icardi janë të dy në dispozicion.
“Nesër, ne do të jemi në gjendje për të vendosur në fushë Mbappen dhe Icardin”, ka thënë Tuchel.
Trajneri ka shtuar gjithashtu se është e pamundur që lojtarë të luajnë për 90 minuta menjëherë në ndeshjen e radhës./arbresh.info/
“Liria ka Emër” takon kryetarin e Podujevës, Bulliqi jep mbë...
Kurti për manipulimin me vota: Ka mundësi për gabime teknike...
Pretendimet për mashtrim me dronin “Skifter”, Kurti: Nuk mun...
Kurti: Para zgjedhjes së presidentit Kuvendi duhet t’i ratif...
Kurti deklarohet për anëtarësimin e Kosovës në Bordin e Paqe...
Kurti thekson nevojën për opozitën, tregon se ka takuar Osma...