Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka mbajtur takimin e radhës ku ka konfirmuar listën përfundimtare të kandidatëve për Kryeprokuror të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës dhe Kryeprokuror të Prokurorisë Themelore në Prishtinë.
Gjatë këtij takimi, është refuzuar kërkesa e Ibrahim Berishës për të qenë kryeprokuror në Prokurorinë Themelore, njofton Klan Kosova.
Kryesuesi i KPK-së, Bahri Hyseni, ka thënë se ndaj Ibrahim Berishës ka dy masa disiplinore të shqyrtuara.
“Masa e parë qortim i vërtetuar nga KPK me datë 7 korrik 2016, ndërsa masa e dytë qortim në ndërmarrje të veprimeve korrigjuese të aprovuar në KPK në 2017, sa i përket masës së parë qortim nuk paraqet pengesë në procesin për emërim si kryeprokuror në Prokurorinë në Prishtinë sepse kështu është e rregulluar me ligj dhe rregullore, por masa e dytë përbën shkak që të njëjtit mos t’i konfirmohet statusi për e kryeprokuror, meqë e ka pas këtë masë me ligjin e vjetër në fuqi, ligji i ri i parashkruan masat është deri ne afat 5 vjeçar dhe meqenëse masa është shqiptuar në 2017 nuk ka parashkrim dhe ne jemi detyruar me nxjerr vendim ku kemi konsiderua që të mos i jepet statusi i kandidatit për kryeprokuror në këtë prokurori”.
KPK vendosi me 9 vota pro dhe një abstenim për të refuzuar kërkesën e Ibrahim Berishës për të qenë kryeprokuror në Prokurorinë Themelore.
Hyseni njoftoi se kandidatë për Kryeprokuror në Prokurorinë Speciale janë: Blerim Isufaj, Atdhe Demak, Haki Gecaj, Armend Hamiti dhe Fadil Shefkiu.
Ndërsa, kandidatët që kanë aplikuar për Kryeprokuror në Prokurorinë Themelore në Prishtinë janë: Ibrahim Berisha, Fitore Sadikaj, Kujtim Munishi, Valmir Behrami, Valdet Gashi, kandidat për Kryeprokuror në Prokurorinë Themelore në Prishtinë mbeten të gjithë, përpos Ibrahim Berisha që u refuzua të jetë kandidatë si shkak i shqyrtimit të dy masave disiplinore.
Protesta e PD-së para Kryeministrisë, policia me plan masash
Trump kërcënon sërish Iranin: Flota jonë është gati!
Parashikimi i motit për ditët në vijim
PSG merr fitore minimale ndaj Auxerre
Erdogan pret në takim kryediplomatët nga Ballkani, pjesëmarr...
Përfundon raundi i parë i bisedimeve midis Ukrainës dhe Rusi...