Stevo Pendarovski, Presidenti i Maqedonisë së Veriut u takua sot me Zoran Jankoviqin, shefin e Zyres për lidhje me NATO-n.
Nga Kabineti i presidentit kumtuan se ai në takimin me Jankoviq ka shprehur pritje për përfundim sa më të shpejtë të ratifikimit të Protokollit për anëtarësim në NATO nga ana e vendeve-anëtare, me çka Republika e Maqedonisë së Veriut do të bëhet anëtarja e 30-të e Aleancës më të fuqishme ushtarako-politike.
“Pendarovski e cekë rolin e Zyres për lidhje me NATO-n në Shkup në procesin e inkuadrimit të Maqedonisë së Veriut në NATO dhe përmbushjen e kritereve dhe standardeve për anëtarësim të plotë”, theksuan nga Kabineti.
Presidenti dhe shefi i Zyrës për lidhje me NATO-n në takim këmbyen mendime për gjendjet aktuale në Republikën e Maqedonisë së Veriut, si dhe për bashkëpunimin e shtetit me NATO-n, ndërkaq në kontekst të aspiratave për anëtarësim në Aleancë, transmeton Portalb.mk.
Në gusht të këtij viti, gjatë solemnitetit qendror me rastin e shënimit të Ditës së Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut, presidenti Pendarovski e dekoroi Zyren për lidhje me NATO-n në Shkup, me Dekoratën për merita ushtarake për mbështetjen e vazhdueshme dhe ndihmën për Republikën e Maqedonisë së Veriut në procesin e inkuadrimit dhe përmbushjes së kritereve dhe standardeve për realizim të anëtarësisë së plotë në NATO.
Hekuran Gashi prezanton kandidaturën për deputet, premton ek...
OVL i reagon Miskoskit për ‘shtabin e krizës’: Protesta në S...
Nesër zgjedhet kreu i ri i SPAK, BE dhe Britania e Madhe: Pr...
“Ki qejf me ngjy, s’po të ka hije”, Toney i ashpër me Elijon...
Emërllahu drejt kalimit tek Polissya Zhytomyr, zbulohen deta...
Të paktën 22 të vdekur nga shembja e dy ndërtesave në Marok